Berisha 950 vite kontribut per identitet kombetar
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në meshën solemne të Jubileut në Katedralen “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës , me rastin e 950 vjetorit të Dioqezës te Sapës. Kreu i qeverisë ka vlerësuar si një ngjarje historike për mbarë kombin, themelimin e Dioqezës, e cila sipas tij, ka dhënë një kontribut të çmuar për identitetin kombëtar.
Shefi i ekzekutivit duke nderuar kujtimin e famulltarëve të Dioqezës së Sapës, ka kujtuar përndjeket që i janë bërë klerit katolik gjatë viteve të komunizmit, që sipas tij, ka kaluar përmes kalvarit më çnjerëzor të vuajtjeve.
Kryeministri Berisha, në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar, ka shprehur mirënjohjen ndaj Vatikanti në këtë 100 vjetor të pavarësisë së vendit. Kryeministri Berisha deklaroi se Shqipëria ka gjetur tek Vatikani një pikë mbështetje gjatë historisë së saj.
Gjatë kësaj ceremonie ku merrnin pjesë me qindra besimtarë, kreu i qeverisë ka vlerësuar si pasuri tolerancën fetare që ekziston në vend. Sipas tij, kjo tolerancë, përbën dëshminë e një trashëgimie të veçantë të popullit shqiptar.