Dita e Trashegimnise kulturore nderohen tre ushtarake
Tre ish ushtarakët që mbrojtën me jetën e tyre pasuritë kulturore dhe historike kombëtare, të cilat po vidheshin nga ushtritë e huaja pas shpalljes së Pavarësisë, janë nderuar me madaljen “Për shërbime të Shquara” pas vdekjes.
Ceremonia e dekorimit të majorit Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani u zhvillua në Qendrën Kulturës së Ushtrisë në ditën kombëtare e trashëgimnisë kulturore. Medaljet iu dhanë të afërmve të dëshmorëve nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami.
“Që të mbrosh atdheun do të thotë të mbrosh gjuhën tënde, kulturën tënde dhe identitetin tënd. Këta tre heronj të mëdhenj që janë mbiquajtur të monumenteve nuk e dhanë jetën thjeshtë për kilometrin apo metrin llogor ku ishin të rreshtuar, pasi nuk kishin luftuar pak, por ishin të gatshëm të jepnin jetën për vendin. Ne japim këtë dekoratë për veprën e tyre të madhe në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, në mbrojtje të vlerave më të rëndësishme të qytetërimit shqiptarë si një nga qytetërimet themel të qytetërimit evropian”- u shpreh ministri Imami
Tre ish ushtarakët u pushkatuan në vitin 1918 nga ushtria austriake, pikërisht se nuk lejuan vjedhjen e objekteve historiko-kulturore nga Apollonia.
Në sallë u shfaq edhe filmi dokumentar kushtuar “Dëshmorëve të monumenteve”. Gjatë aktivitetit fëmijët e kurseve të këngës dhe akttrimit të Qendrës së Kulturës së Ministrisë së Mbrojtjes, bënë një prezantim këngësh dhe poezish.
Ndërsa në holl u paraqitën ekspozita të arteve pamore të fëmijëve të kursit të pijkturës, si dhe objekte të trashëgimnisë kulturore të familjeve të ushtarakëve.