E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Intensifikim bashkëpunimi me Kosovën

Ministri Noka, i shprehu ambasadorit Selimi vlerësimet më të mira për  marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në të gjitha fushat. 

“Bashkëpunimi ynë është në nivelet më të larta. Por, më lejoni të veçoj bashkëpunimin në fushën e kufirit, i cili nuk është thjesht një shembull i bashkëpunimit bilateral, por një shembull për të gjitha vendet e  tjera, si forma më e lartë në menaxhimin e integruar të kufijve, si forma më e lartë e bashkëpunimit ndërkufitar”, nënvizoi, ndër të tjera Ministri Noka, duke shtuar se Rruga e Kombit ka ndikuar në rritjen maksimale të shkëmbimeve tregtare dhe në atë të turizmit.

Nga ana e tij, ambasadori i Kosovës Selimi, i konfirmoi z. Noka se bashkëpunimi mes dy vendeve jo vetëm do të vijojë, por do të njohë zhvillime intensive në të ardhmen. Z. Selimi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë për ecurinë e mëtejshme të proceseve gjithintegruese të Republikës së Kosovës. Të dy zyrtarët e lartë, në përfundim të takimit, theksuan gatishmërinë për të intensifikuar e konsoliduar bashkëpunimin midis të dy vendeve, në të gjitha fushat. /Start/
 

                                                                                             2012-09-28 16:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›