Berisha: AIDA do të jetë një histori suksesi

Në konferencën e tij të parë për vitin 2011 kryeministri Berisha ka prezantuar para mediave drejtoreshën e Agjensisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim (AIDA) Eneida Guria.
Kryeministri Berisha theksoi se agjencia në fjalë do të ketë sukses në nxitjen e investimeve në vend, duke sqaruar se ajo është ngritur në bashkëpunim me USAID-in.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se ngritja e AIDA-s ishte mjaft e domosdoshme për zhvillimin e investimeve në vend.
“Qeveria gjatë 2 vitet e fundit ka kontraktuar me eksperët më të mirë në botë në fushën e investimeve të huaja. Këto ekspertë të cilët kanë ndërtuar në disa vende agjensitë e investimeve kanë bërë një punë intensive në Shqipëri dhe kanë studiuar të gjitha potencialet e mëdha të Shqipërisë dhe arritën në përfundimin se vendit tonë i mungon agjensia e përshtatshme dhe se ajo duhej ngrihej” theksoi Berisha.