Viti 2010, rritje për industrinë e eurozonës
Muajt e fundit të 2010-s treguan një rritje të fuqishme të sektorit të industrisë në vendet e eurozonës.
Sipas Markit Purchasin Managers` Index, PMI, u regjistrua një nivel prej 57.1 për qind për muajin dhjetor, më e lartë se 56.8 e nëntorit dhe 55.3 e muajve paraardhës. Niveli mbi 50 tregon rritje në sektorin e industrisë, ndërsa nën 50 tregon ulje të prodhimit industrial.
Sipas këtij indeksi, vendi ku u regjistrua niveli më i lartë i rritjes është Gjermania ndërkohë që industria greke vazhdon “fundosjen”.
PMI tha se ky ishte muaji i 15 radhazi që pas krizës ekonomike globale, industria e eurozonës regjistron rritje.