E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Aeroporti, pasaporta më e shkëlqyer e Shqipërisë

Kryeministri Berisha u shpreh në inagurimin e terminalit të pasagjerëve në aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza", në Rinas se ky aeroport është pasaporta më e shkëlqyer e Shqipërisë.
"Dua të shpreh kënaqësinë që në një kohë rekord inagurojmë finalizimin e punimeve në aeroportin e Rinasit që përfundoi në fazën më të shkurtër. Këto janë ritme për të cilat ka nevojë Shqipëria, ritmet që mund ti bëjë të mundur vendit të ndërtojë të ardhmen" theksoi Berisha
Sipas Berishës faza B ka një domethënie të madhe sepse i përshtatet plotësisht me pejsazhet që e rrethojnë dhe me personelin e përgjegjshëm që përfaqëson aeroportin duke shtuar se investimet në aeroport janë absolutisht arritja më e mirë dhe investimi më i mirë në këtë vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›