E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish 'Gërdeci', mungojnë avokatët

TIRANË- Mungesa e dy avokatëve ka shtyrë sërish seancën për çështjen "Gërdeci", në Gjykatën e Tiranës. Seancë që zhvillohet veçimit të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu nga dosja me 29 të pandehur. Prokurorët kanë reaguar të shqetësuar, pasi sipas tyre ky gjyq shumë i rëndësishëm nuk mund të shtyhet pafundësisht.
Në hapje të kësaj seance avokatët kërkuan veçimin e çështjes së ish-ushtarakëve nga ajo e të pandehurve civile. Pas kësaj kërkese prokuroria deklaroi se do të marrë në shqyrtim propozimin e bërë nga mbrojtja, nëse ushtarakët do të gjykohen më vete nga të pandehurit e tjerë.
Prokuroria e Përgjithshme e ka depozituar dosjen në gjykatë që në muajin mars, por që atëherë gjyqi po zvarritet.
Përpara se Gjykata e Lartë të ndante çështjen duke mbajtur të pandehur vetëm ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi dështoi dy herë.
Të pandehur mes të tjerët në këtë gjyq janë edhe Luan Hoxha, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari e Dritan Minxhoilli. Në 15 mars, në tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 persona, u gjymtuan rreth 300 të tjerë dhe u shkatërruan qindra banesa.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›