E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama, po mban peng deputetët e PS-së

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli që nga Postriba ku po merr pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 63-vjetorit të Kryengritjes së Postribës kundër komunizmit kalëshuar një sërë akuzash për kryetarin e partisë Socialiste Edi Rama. Topalli ka akuzuar sot kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se po mban peng deputetët e PS-së për interesat e tij personale. Sipas Topallit deputetët e partisë Socialiste duhet të vijnë në Parlament në të mirë të vendit dhe të integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane. Sot u përkujtua 63-vjetori i Kryengritjes së Postribës kundër Komunizmit dhe përveç kryetares së Kuvendit Topalli në ceremoni morën pjesë edhe deputetë të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›