Berisha: Akuzat per krime ekonomike, te paverteta
“Ju derdhni lot krokodili këtu për ekonominë, por zotëri mësoje, se të ardhurat vjetore do të jenë sërish 8% më të larta se vitin e kaluar dhe se vitin e ardhshëm ajo do të ketë dinamizmin dhe rritjen më të madhe ekonomike”, theksoi me tej Berisha. Kjo ishte ne kunderpergjigje te deklaratave te deputetit Gramoz Ruci gjate seances plenare.
Me tej, Berisha tha se nuk është e vërtetë se vendi qenka zhytur në krizë të thellë dhe se pensionistët nuk paskan lekë as për gjelin e detit, pasi qeveria nuk u pagoi shpërblimin prej 5 mijë lekësh të Vitit të Ri.