Ruci: Kerkojme hetim te numerimit

“Opozita shqiptare me qëllimin e mirë për të implementuar këshillat e raportit të Komisionit Evropian, ndërmori një hap për t`i konvertuar ato, por kryeministri nuk thotë asnjë fjalë, pasi ai nuk është i gatshëm për të ndryshuar Shqipërinë, por për ta vazhduar këtë situatë”.
Opozita shqiptare ekziston e tillë se ska funksion politik. Ne kërkojmë hetim të numërimit dhe në asnjë rast numërim. Me anë të kësaj kërkese, kreu i grupit të PS, Gramoz Ruci reagoi pas fjalës së kreut të qeverisë, Sali Berisha.
Ruci gjatë seancës plenare theksoi se opozita ndërmori një nismë të dytë, duke përputhur atë që tha Komisioni Evropian dhe opozita në të gjitha takimet.
“Sot shqiptarët e shohin qartë se ky njeri pavarësisht nga premtimet që bën, e di që nuk fiton kurrë, prandaj kërkon që e vërteta të mos dalë, por edhe që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë absolutisht të njëjtën gjë”, tha Ruçi.
“Jemi këtu për të kontribuar për vendin, që të mos ketë sundimtar, por pushtetar. Je një sundimtar që bën mëkate te pariparueshme per kete vend, ne raport me plotesimin e standarteve të Bashkimit Euriopian dhe kërkon të akuzosh opozitën për vizat” vijoi me tej akuzat Ruci.