E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Aleanca jone me e verteta ne histori

Gjatë përurimit të një aksi rrugor në Lezhë, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet e 23 qershorit, e djathta vjen me aleancën më të gjerë dhe më të vërtetë në historinë e vendit.

Duke folur para të pranishme në këtë ceremoni të organizuar mëngjesin e të hënës, Kryeministri 'premtoi' se ‘do t’ia ngecte halat e Lalzit në fyt ‘atij’’, duke iu referuar kryesocialistit Rama. Sipas kryeministrit, aleanca tjetër është një bashkim fundërrinash, e përbërë nga parti fantazmë prej kriminelësh. Sipas tij, e majta është duke mashtruar me emra partish pasi nga 35 parti në koalicion, 25 nuk kanë qenë kurrë në zgjedhje. Ai akuzoi edhe një herë Zgjedhjet 2013Berisha inauguron rrugën, akuzon Ramën Raporti i BB për analfabetizmin PR kundër premtimeve të Ramës kreun e opozitës Edi Rama se bllokoi statusin e vendit kandidat dhe integrimin duke mos votuar tre ligjet, të cilat premtoi se do t’i votojnë shqiptarët me referendum pas 23 qershorit. “Ne bëmë gjithçka për ëndrrën tonë europiane. Ne ja dolëm të heqim vizat dhe shqiptarët lëvizin sot të lirë në Europë. Morëm statusin e vendit kandidat, por ata bllokuan tre ligjet të cilat tashmë presin 23 qershorin, votën tuja për të shembur murin në rrugën tonë drejt Europës”, tha kreu i Qeverisë. Kryeministri i bëri këto deklarata gjatë inaugurimit të aksit Blinisht–Kodhel,  që do të lidhë Dajçin dhe Blinishtin me superstradën. Rruga bën të mundur shfrytëzimin e potencialeve të gjithanshme të Zadrimës, e njohur për traditat e saj. Në fjalën e tij Berisha ka renditur një sërë nga arritjet e qeverisë së tij në fushën e infrastrukturës, ndërtimit të ujësjellësve dhe shkollave, duke bërë gjithçka sipas tij që infrastruktura në fshat dhe në qytet të jetë e njëjtë. “Në 6 vjet në Shqipëri kemi asfaltuar dhe ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë. Vetëm në qarkun e Lezhës, kemi ndërtuar dhe rindërtuar rreth 500 km rrugë. Do bëjmë gjithçka që të asfaltojmë çdo kilometër”, tha kryeministri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›