E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel operacioni i rralle kirurgjik

Më 4 prill të këtij viti pas një sherri mes disa të rinjve në qendër të qytetit të Burrelit është plagosur rende një 17-vjeçar.

Ai u qellua me arme zjarri ndersa po kalonte rastesisht ne vendin e ngjarjes. Ergys Jonuzi, u gjet pothuajse ne gjendje kome dhe transporti per ne Spitalin Ushtarak ishte i rrezikshem per jeten. Ketu nisi historia e shpetimit te tij nga mjeket e spitalit te Burrelit. Pas nje operacioni te gjate dhe shume te veshtire edhe per spitale shume me te pajisur, mjeket e spitalit te Burrelit i shpetuan jeten 17-vjeçarit. Mjeket dhe familja priti disa dite deri sa kaloi faza e rrezikut pas operacionit, dhe tani 17-vjeçari eshte ne gjendje te mire. Babai i 17-vjeçarit ka humbur jeten nje vit me pare dhe e vetmja mundesi jetese per familjen e tij eshte i riu tashme i kthyer ne jete nga mjeket e spitalit te Burrelit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›