E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Aleanca per Qytetarin 140 mije vota me shume se koalicioni Fajin e ka Saliu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me mediat, vlerësoi rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore të 8 majit, për koalicionin “Aleanca për Qytetarin”.

Duke theksuar se qytetarët shqiptarë me votën e tyre i dhanë jetë projektit të madh, “Shqipëria vendi më i madh 2017”, dhe vlerësuan qeverisjen e drejtuar prej tij.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë, kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri i vendit, u shpreh se “edhe një herë shpreh mirënjohjen e tij të thellë për shqiptarët të cilët sipas rezultatet të shpallura nga komisioni zgjedhor i zgjedhjeve i dhanë “Aleancës për Qytetarin”, pra vetes tyre 140 mijë vota më shumë se koalicionit “fajin e ka Saliu”.

“Së pari nuk jam unë që them se është plebishit popullor, por që nga viti ’96 deri më sot, rezultat të tillë, me 15 % apo edhe më shumë, nuk kishim parë e përjetuar ndonjëherë. U përballën dy platformat, njëra “Fajin e ka Saliu” dhe tjetra “Ju jeni të parët”, tha ai.

Sa i përket fituesit të Tiranës, ai tha se këto janë rezultate të KZAZ-ve, të cilat në linjë elektorale, janë autoriteti që shfaq fituesit për minibashkitë.

“Fituesin e kryeqytetit, Tiranës, tani është KQZ që duhet ta shpallë, prandaj unë nuk marr përsipër të shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike, qëndroj në mënyrën më të vendosur, mbrapa çdo vote të qytetarëve shqiptarë. Kam ndjekur disa komente dhe ky është proces, jemi në një të tillë, jemi në kohën e ankimeve, shqyrtimeve”, tha ai.

Në fund, Berisha tha se ky nivel transparence që ka deklaruar gjatë këtyre ditëve, për vendin do të thotë një standard i shkëlqyer në respektin e votës, e cila duhet të jetë e njëjtë në peshë, në vlerë, si ajo e Presidentit, Kryeministrit, e një punëtori të thjeshtë apo cilitdo.
Para kutisë së votimit, jemi të barabartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›