Kombetarja shqiptare mund te luaje me 7 qershor ne fushen e Bosnjes

Rumania është e bindur se do të luajë ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe po bën gati një pritje të nxehtë për ndeshjen e 3 qershorit në eleminatoret e Euro 2012-ës. Vetëm 4 ditë më pas do t’i takonte Shqipërisë të ndeshej me boshnjakët, po në këto eleminatore, ndërsa Federata e Futbollit e këtij vendi mbetet ende e pezulluar nga FIFA dhe UEFA.
Nga Bosnja vijnë lajme se është punë e përfunduar që do të miratohet një statut i pranueshëm nga institucionet ndërkombëtare, pra me një president të vetëm dhe se në fund të këtij muaji pezullimi do të hiqet. Kjo do të thoshte që përfaqësuesja e Bosnjë-Hercegovinës do të mund të vazhdojë ndeshjet eleminatore.
Ekziston edhe mundësia që ndeshjet të zhvillohen edhe pa një vendim përfundimtar, pra edhe nëse Federata do të mbetej e pezulluar në mënyrë që takimet të quheshin të vlefshme nëse më pas pezullimi të hiqej.
Sipas këtyre dy skenarëve, Shqipëria do të luajë në fushën boshnjake, ndaj skuadrës së drejtuar nga Safet Sushiç, ndaj edhe trajneri Kuzhe është duke përgatitur listën e futbollistëve që do të duhet të grumbullojë për këtë takim.
Shqipëria ndodhet në vend të tretë në grupin D, me 8 pikë, po aq sa Bjellorusia e vendit të dytë dhe 2 pikë më poshtë se Franca kryesuese. Bosnjë-Hercegovina vjen menjëherë pas Shqipërisë, me 7 pikë në vend të katërt.