E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton edicioni i trete iAulona International Folk Festival

Fundjava në qytetin bregdetar tëVlorës ka qenë plot ngjyrë dhe ritme të muzikës folklorike europiane, pasi ka startuar edicioni i tretë i“Aulona International Folk Festival”.

Me mbështetjen e ministrisë së Kulturës dhe shoqatës kulturore “Aulona”.

Në këtë festival folklorik, morën pjesë 8 grupe me 300 pjesëmarrës.

Ky organizim ka nisur me vendosjen e kurorave pranë memorialit të Ismail Qemalit dhe më pas, me performancë të lirë të grupeve të festivalit.

Shqipëria performoi me dy grupe, gjithashtu edhe Italia, Bullgaria, Polonia, Kosova, Turqia, Bosnjë-Hercegovina si dhe Kroacia, që së bashku përcollën muzikën dhe vallet tradicionale.

Përgjatë tre ditësh, qyteti bregdetar do të shndërrohet në një feste të vërtetë me tre skena të improvizuara, një në sheshin e flamurit, një skene në sheshin e Skelës, para pallatit të sportit dhe një në Llogora, ndërsa nata finale është menduar të mbyllet me performime të grupeve pjesëmarrëse buzë detit.

“Ky festival ka si qëllim promovimin e turizmit kulturor. Ky aktivitet është cilësuar edhe si nisje e aktiviteteve festive në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë”, tha drejtori artistik Vasil Tole.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›