E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Aleanca për qytetarin”, alternativë për qytetarin

Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në qytetin bregdetar të Durrësit, etiketoi të gjithë objektivat e qeverisë të cilat do të sjellim ndryshimin rrënjësor, të gjitha këto me në krye kandidatin Ferdinand Xhaferraj.

I pranishëm në përurimin e rrugës Spitalle-Porto Romano, shefi i qeverisë theksoi se gjatë 4 viteve të ardhshme, investimet nuk do të rreshtin.
 

“Votën tuaj do ta shndërrojmë në vend pune, në infrastrukturën më moderne, rrugë të asfaltuara, me ndriçim dhe me gjelbërim, siç e meritoni.
Votën tuaj për Ferdinand Xhaferraj do ta shndërroj në furnizim me ujë 24 orë për të gjithë rrethin e Durrësit, me shkolla moderne, kampus universitar dhe me bulevard madhështor” tha më tej Berisha.
 

Berisha e cilësoi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 8 majit të rëndësishme, ndërsa “Aleanca për qytetarin” do të sjellë zgjidhjen e problemeve të të gjithë shqiptarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›