Rama prezanton projektin e bashkise per punesimin

Kryetari aktual i bashkise se Tiranes Edi Rama prezantoi pasditen e sotme projektin e tij per punesimin ne Tirane.
Ne kete takim Rama vuri ne dukje se kryeministri Berisha edhe pse premtoi 160 mije vende pune nje vit me pare sot kemi me shume te papune.
Sipa Rames ne Shqiperi sot ka 1 milion te papune dhe se ajo cka e ben akoma me shqetesuese kete eshte fakti se brenda ketij numri te papunesh ka te rinj te arsimuar dhe qe kane investuar per te ardhmen e tyre.
Ne sot ju paraqitem thjeshte edhe nje ane tjeter ate qe ka te beje me kontributet qe njerezit japin por qe politikanet tradicionale bejne premtime te pambajteshme per ti ulur. Prezantimi yne jo vetem nuk i ul por i ngre keto kontribute madje sot te gjithe njerezit e zakonshem ata qe jane nenpunes te shtetit paguajne shume me teper taksa se sa cpaguanin 6 vjet me pare kur Saliu u premtoi horizontin e parajses ekonomike. - tha Rama.
Takimi ne fjale u zhvillua ne sallen e Akademise se Arteve pikerisht me 1 maj Diten Nderkombetare te Punetoreve. Ne te merrnin pjese intelektuale dhe qytetare.
Redaksia Online