E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Në datën 8 maj, do ti themi Berishës, kurrë më”

Kryesocialisti Edi Rama, në një takim elektoral në Vorë, prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Bashkim Haxhiu, ku theksoi se vota në datën 8 maj, do të bëj dallimin se kush është qeverisja më e denjë, ndërsa çdo qytetar të përdorë fuqinë që i jep demokracia.
 

“Në datën 8 maj, do të votoni për të vetmen rrugë, vota për rrugën që pret frikën. Vota është për rrugën që krijon shpresë. Vota për rrugën e ”Aleanca për të Ardhmen”. Vota është për rrrugën përtej çdo dallimi”.
 

Kreu opozitar nuk ka lëne pas dhe akuzat ndaj shefit të qeverisë ndërsa ka shtuar se Berisha kërcënon me bukën e gojës për të imponuar votën.
 

“Në datën 8 maj, do ti themi Berishës, kurrë më”.
 

Përtej programit të parashtruar, Rama tha se me në krye opozitën, projektet do të jenë konkrete dhe se shifra një mijë të papunë nuk do të udhëheqë më.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›