E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Amerika shpetoi fshirjen e Shqiperise nga harta

Tirane 4 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Ndersa me heret foli ne takimin intim me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu Kryeministri Berisha pershendeti edhe ne ceremonine festive te organizuar ne ambientet e ambasades amerikane.
Qe ne fillim te fjales se tij ai kujtoi se pritja qe shqiptaret i bene Sekretarit Amerikan te Shtetit Bejker ishte dashuria per amerikanet nga ana e popullit shqiptar.
Ai tha se ne fillim te viteve 90 ekzistonte nje mendim i gabuar per Shqiperine por shqiptaret treguan se miqesia mes dy vendeve do funksiononte dhe funksioni.
Berisha u shpreh se ne kohen kur te tjeret vendosen te fshinin shqiptaret nga harta ishte Presidenti Uillson ai qe i mbeshteti shqiptaret ne rrugen e pavaresise.
Sakaq ai shtoi se ne vitin 1991 Presidenti Bush dhe Sekretari Bejker sollen mesazhin e lirise ndersa me vone Presidenti Klinton udhehoqi Aleancen e Atlantikut duke theksuar se Presidenti Bushi ne komunitetin nderkombetar kryesoi ne pavaresine e Kosoves.
Ne vijim ai tha se Presidenti aktual Barack Obama firmosi anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Mirenjohje per misionaret e pare diplomatik ne Shqiperi qe hapen ambasaden 20 vjet me pare dhe te gjithe paraardhesit tuaj dhe per ju zoti ambasador por dhe per qindra e qindra burra e gra qe me perkushtim te madh ndihmuan ne ndertimin e Shqiperise. Une jam deshmitar i asaj kohe kur vendi ngjante me nje akullnaje te vertete dhe ishte era e lirise do te shkrinte akujt e ketij vendi. Ekspertet tuaj ne te gjitha fushat dhane nje kontribut te jashtezakonshem nje mirenjohje te vecante per Presidentin Obama per miqesine e treguar ndaj Shqiperise u shpreh Berisha.
Kryeministri shqiptar theksoi se ne jemi nje komb i vogel por gjeja me e madhe qe mund ti ofrojme kombit amerikan ne shenje mirenjohje dhe respekti eshte ndertimi dhe konsolidimi i atyre vlerave te cilat kane bere kombin amerikan me te ndriturin ne bote.
Kreu i Qeverise shqiptare e mbylli fjalen e tij ne ceremonine festive te 20 vjetorit te vendosjes se marredhenieve Shqiperi- SHBA duke thene Ne jemi shume krenar per miqesine me ju.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›