E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Viti 2012 viti i projekteve te moshes dixhitale

Tirane 5 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Ne mbledhjen e sotme te qeverise Kryeministri i vendit Sali Berisha u ndal te dixhitalizimi i vendit duke thene se mosha dixhitale eshte objektiv i qeverise.
Ne nje hark kohor 6 mujor kane perdorur internet dhe sherbimet e tij 2.1 milion shqiptare por po pergatiten te hapen dhe 1800 zyra te tjera per internet falas per qytetaret shqiptare. Ne do bejme gjithcka qe te zhdukim cdo barriere dhe pengese ne menyre qe lundrimi ne internet te jete i mundur per cdo qytetar te ketij vendi. Sherbimet dixhitale jane sherbime me transparente me te shpejta me te sigurta qe nje qeveri dhe nje administrate mund tu ofroje qytetareve. Hapa te medhenj jane bere por hapa vendimtare jane per tu bere u shpreh Berisha.
Sipas tij per te realizuar kete qellim jane ne zbatim e siper 125 projekte te cilat jane te shperndara neper ministri sdhe institucione te ndryshme shteterore.
Kreu i Qeverise shqiptare theksoi se ne te gjitha ministrite jane te hartuara 125 projekte ku kerkoi finalizimin e tyre me cdo kusht brenda 2012-es duke theksuar se ky eshte nje objektiv madhor.
Ai shtoi se ne 100 vjetorin e Pavaresise Shqiperia do te jete dixhitale.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky 100 vjetor Shqiperine duhet ta gjeje dixhitale me transparente dhe me te shpejte.
Berisha vecoi faktin se eshte e domosdoshme te shqyrtohen te gjitha keto projekte ne perputhje me buxhetin ku perparesi absolute do te kene ato te projekteve te moshes dixhitale.
Ne vijim ai tha se tregu i 3G do te behet kompetitiv ku shtoi se po pergatiten kushtet edhe per tregun e 4G.
a.y.NOA

Ne foto Kryeministri Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›