E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Zhbllokim lejeve te shfrytezimit

Tirane 5 tetor 2011 NOA- Update Ne vijim te fjales se tij gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri Berisha theksoi se do te zhbllokohen lejet e shfrytezimit.
Sipas tij ky eshte nje premtim i dhene nga kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ai do te behet realitet.
Berisha tha se do te zhbllokohen pallate ndertime qe ne total vleren e detyrimeve te tyre kontribuojne me 700- 800 milione euro.
Ai shtoi se ky eshte vetem detyrimi i tyre i bllokuar per shkak te burokracise se bashkise se meparshme por po te kihet parasysh efekti kolateral leverdia eshte dhjetera here me e madhe.
Nder te tjera ai u kerkoi ministrave qe te gjitha pronat e pakthyera ne te gjitha bashkite e vendit nga Konsipoli deri ne Bajram Curr duhet te kthehen me urgjence.
Kryeministri Berisha theksoi se ndonese keto prona jane te pakta pronat qe u takojne bashkive dhe komunave duhet tu kalojne atyre.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri Sali Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›