E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Antidoti i krizes, ndihma per biznesin

Kryeministri Sali Berisha priti dje ne kryeministri, nje grup te rinjsh nga vende te ndryshme te botes, anetare te Bashkimit Nderkombetar te Forumeve Rinore te Qendres se Djathte (IYDU). Gerti Bogdani, njekohesisht nenkryetar i IYDU-se, tha se te rinjte ndodhen ne Tirane per mbledhjen e tyre vjetore qe organizohet nga Forumi Rinor i Partise Demokratike te Shqiperise. Pas prezantimit te zhvillimeve dhe arritjeve te Shqiperi ne dy dekadat e fundit, z. Berisha iu pergjigj interesit te te rinjve mbi Shqiperine, per kryeministrin, si dhe marredheniet me vendet e tyre respektive.

Ne rezymene e tij, Berisha u kthye fillimisht ne kohe, duke pershkruar gjendjen e vendit me shume se dy dekada me pare. “Ne vitin ’92, Shqiperia ishte vendi i trete me i varfer i planetit, krahas Ugandes e Angoles, me gjithsej 204 dollare te ardhura per fryme, ishte vendi i hiperkolektivizmit total, me papunesi 80 perqind dhe me nje industri teresisht te falimentuar. Por ka dicka tjeter, mendja bunker e njerezve, te cilet dilnin nga nje bunker i thelle, nga nje sistem qe i kishte shnderruar ata nga qenie shoqerore ne qenie shteterore, qe dilnin nga nje sistem qe kishte vendosur automatin me te shemtuar te funksionimit te burokracise. Ne keto kushte duhej filluar ndertimi i nje sistemi te ri. Shqiperia kishte vetem nje avantazh. Popullsia e saj kishte moshen me te re ne Europe”.

Berisha tha se ne kater vitet e para ne pushtet, “ia dolem te arrinin nga 204 ne 820 dollare te ardhura per fryme”. Berisha tha se “aplikuam format me te rrepta te terapise se shock-ut, sepse mjerimi ishte pantotemik, dyqanet ishin bosh, diskutohej edhe furnizimi me buke per javen tjeter. Ne nuk kishim rruge tjeter, vecse te merrnin masat me te shpejta per t’u hapur drejt tregut”.

Me tej Berisha tha se qe nga ajo kohe, Shqiperia ka bere ndryshime shume te medha dhe konkretizoi me shifra: “Nga 204 dollare te ardhura per fryme, sot jemi ne rreth 9 mije dollare te ardhura per fryme”. Berisha pranoi se Shqiperia nuk eshte ende nje vend i zhvilluar, por ka arritur disa tregues themelor te vendeve te zhvilluara. Ne fjalen e tij, z.Berisha evidentoi dhe parimin e taksave te uleta duke theksuar se taksa e sheshte, eshte ndjekur nga mosrenie ne recesion dhe vendi ka ruajtur nje rritje ekonomike 3-4 perqind. Ne kete pike Berisha pohoi se qeveria po kryen ulje te metejshme taksash duke theksuar se “antidoti i kesaj krize eshte ndihma per biznesin”, dhe perforcoi: “Antidoti i kesaj krize eshte zgjerimi i lirise ekonomike. Para dy muajsh, hoqem taksen per kapitalin, hoqem tatimin per te ardhurat personale per te gjithe punonjesit me page nen 300 dollare, hoqem TVSH-ne per cimenton dhe hekurin per ndertimin e hidrocentraleve. Ne Shqiperi ka nje ethe te vertete per ndertimin e hidrocentraleve. Nderkohe po studiojme heqje tarifash e taksash te tjera”.

Me tej z.Berisha zhvilloi bashkebisedim me te rinjte, nje pjese e te cilit gjendet me poshte:

Sa e merr ne konsiderate qeveria shqiptare aplikimin e ligjeve te reja, ne raport me legjislacionin aktual ne Evrope?

Cdo ligj, para se te votohet ne qeveri, shqyrtohet se sa perputhet ai me normat dhe standardet evropiane. Lidhur me pyetjen tuaj, une kam kenaqesi t’ju informoj se Shqiperia, sipas nje raportit te botuar nga Boston Colsulting Group, i cili ka shqyrtuar shnderrimin e pasurise ne mireqenie per qytetaret dhe shnderrimin e rritjes ekonomike ne mireqenie per qytetaret, si dy treguesit themelore te zhvillimit te qendrueshem ekonomik, Shqiperia ka nje nga rendimentet me te larta ne bote. Perse ndodh kjo? Ne qofte se marrim keto 6 vitet e fundit, ne kemi investuar shume ne rruge, ujesjelles, shkolla, spitale, kemi rritur rrogen mesatare nga 240 dollare ne 570 dollare, kemi rritur rrogat e mesuesve nga 120 ne 150 per qind, kemi rritur rrogat e infermiereve ne 130 %,, si dhe te nje seri sektoresh te tjere. Pra, kemi investuar ne sistemin shendetesor dhe nuk kemi marre borxh qofte dhe nje dollare per rrogat, pensionet dhe shpenzimet operative. Kjo politike ka bere qe ne te renditemi, sipas ketij grupi, ne vendin e kater ne bote per shnderrimin e mireqenies ekonomike. Nje qeveri nuk duhet te kufizohet ne krijimin e te ardhurave. Une mendoj se nuk duhet te aplikojme kurre taksen progresive, por nje qeveri duhet te kujdeset per nje shperndarje sa me te mire te tyre, ne menyre qe ato te shnderrohen ne mireqenie per qytetaret.

Ju keni nje popullsi qe jeton jashte Shqiperise, sa e rendesishme eshte kjo per zgjedhjet tuaja te ardhshme?

Po, jane me shume se 1/3 e shqiptareve jashte, ata jane nje faktor shume i fuqishem i zhvillimit te vendit. Vetem ne Greqi mund te jene 800 mije, ne Itali jane mbi 500 mije, ne SHBA jane mbi 500 mije, po ashtu ka edhe ne vende te tjera. Ata luajne nje rol shume te rendesishem ne zhvillimin e vendit me parate qe dergojne, me miqte qe sjellin per investime, ose vete direkt. Ne keto zgjedhje, opozita nuk pranoi qe atyre t’u krijonim mundesi te votonin. Kjo eshte e hidhur, por jane obsesionet qe e drejtojne ate (opoziten) me se shumti dhe, kur vjen puna tek zgjedhjet, qeveria eshte e detyruar te beje gjithcka per t’i krijuar sigurite maksimale opozites. Ne keshtu kemi vepruar. Cfare ndodh ne Shqiperi?. Cdo kater vjet ata humbasin zgjedhjet dhe kerkojne nje kod te ri, packa se kodin e meparshem e kane shkruar sic kane dashur vete. Edhe tani, kodi qe eshte ne fuqi, i hartuar ne vjeshten e vitit qe kaloi, eshte 100% i hartuar prej tyre. Serish, pas zgjedhjeve, pasi te humbasin zgjedhjet qe vijne, do te kete Kod te ri. Ky eshte problemi, pra, qe ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve dikton opozita. Por, eshte normale qe qeveria te beje koncesionet maksimale.

Lidhur me sulmet e Hezbollah, cfare pikepamjesh keni per kete ceshtje?

Ato jane akt i shemtuar terrorist dhe mendoj se kjo organizate, me aktet terroriste qe ndermerr, meriton ndeshkim nderkombetar.

Nese nje 25 vjecar do t’ju takonte juve ne rruge dhe do t’ju thoshte; po mendoj t’jua jap ose jo voten juve. Cfare te mirash do te kishte ai nga vota, nese ju do te rizgjidheni?

Mendoj se nje i ri duhet te votoje per kete force politike, pasi, ne rrafshin moral, kjo eshte dhurata me e bukur qe te rinjte shqiptare i kane bere kombit te tyre ne histori. Kjo nuk mjafton. I riu kerkon me te drejte arsye te tjera. Mendoj se objektivi yne per krijimin e vendeve te punes, per perparesimin e punesimit te te rinjve, angazhimin e tyre gjithnje e me te madh ne te gjitha proceset politikeberese dhe vendimmarrese, orientimi i palekundur evropian i kesaj force politike, pra, te gjitha keto jane interesat me te mira te ketij te riu. Gjithashtu, edhe per nje sistem trajnimi dhe arsimimi te vazhdueshem. Pra, keto jane disa nga shkaqet se perse ai duhet te votoje partine e ndryshimit.

“Kemi nje kundershtar shume special”

“Kemi nje kundershtar shume special, qe ben cdo gje te zbatoje testamentin e eterve te tij. Si ne asnje vend tjeter, ka grumbulluar rreth vetes te gjithe pinjollet e Byrose Politike dhe u rikthehet platformave te vjetra. Por duket se shqiptaret do t’i japin atij leksionin e radhes. Ai eshte i famshem per te kaluar nga disfata ne disfate. Nuk gjen nje politikan tjeter qe te kete regjistruar humbje pas humbjes, qe, edhe kur nuk ia jep kundershtari, e krijon vete humbjen. Natyrisht, une nuk mund te behem keshilltari i tij. Une do te zbatoj programin qe u paraqes shqiptareve”.

“Qeveria eshte problem”

Per kryeministrin, dy jane arsyet pse PD fiton betejat elektorale. E para mbeshtetja e te rinjve dhe e dyta, ka te beje me nje parim te Ronald Regan, per te cilin Berisha tha se mund te jete i vlefshem per te gjithe: “Regan thote se “qeveria eshte problem”. Ne pamje te pare, kur kete e perserit nje qeveritar, mund te duket si nje veteqortim, por nuk ka gje me te rendesishme, sepse kjo te imponon te shohesh cdo darke se cilat ishin gabimet e dites, te shohesh cdo jave se cilat ishin gabimet e javes, te shohesh cdo muaj se cilat ishin gabimet e muajit dhe t’i korrigjosh ato”.

“Marredheniet me Facebook”

“Facebook-u eshte magjia e lidhjes, sepse ke mundesine te ndash mendimet, pikepamjet, me nje numer te pafund. Ndaj edhe ne daten 8 dhjetor te vitit 2012, une, se bashku me miqte e mi te rinj, hapem rrjetin tone te Facebook-ut. Ka pasur nje rritje ne progresion gjeometrik dhe eshte nje rrjet qe une e admiroj. Shpenzoj mjaft kohe me te. 89 per qind e miqve te rrjetit tim jane te rinj dhe une ndihem shume krenar per kete gje. Natyrisht, ka mendime te ndryshme dhe une i lexoj ato pa asnje lloj hezitimi. Statistika e inside per secilin status, deshmon qarte se mendimet vleresuese per sugjerimet, propozimet, jane shume shume here me te larta se negativet. Une ndihem i privilegjuar me shpejtesine e rritjes se tij. Ka raste qe arrin ne mbi 2 milione numri i atyre qe shohin faqen. Me miqte e fansave, arrijme ne 13 milione. Eshte nje univers i tere”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›