E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Rama, arkitekti kryesor i dhunes se 21 janarit Rozeta Rapushi

Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, reagoi dje ndaj atij qe e quajti sulm te kreut socialist, Edi Rama, ndaj drejtesise shqiptare. Sipas ministrit, Rama dhe PS sulmuan dje ne menyre te paprecedente drejtesine shqiptare, pasi ajo shpalli te pafajshem tre gardistet, qe mbrojten institucionet kushtetuese me 21 janar, duke zbatuar plotesisht ligjet e vendit. “Me kete akt te pazakonte ne historine e demokracise shqiptare dhe boterore, Edi Rama, sulmoi shtetin e se drejtes thjesht dhe vetem per te mbrojtur vetveten, si arkitekti kryesor i dhunes se 21 janarit. Edi Rama eshte i vetmi politikan qe komenton sistematikisht vendimet e gjykatave, duke dashur t’i shnderroje ato ne vendime politike”, - akuzoi Halimi. Sipas tij, qe nga ajo dite tragjike per familjet e viktimave dhe nga ai sulm i dhunshem i institucioneve shteterore, Edi Rama nuk ka bere gje tjeter vecse e ka politizuar kete proces, duke ushtruar presion sistematik per dy vjet me radhe, per cdo dite dhe cdo minute, mbi drejtesine shqiptare, per te ardhur ne kete dite kur, sipas Halimit, Rama i futi thonjte ne fyt nje pushteti tjeter, qe nuk varet nga askush. “Kjo nuk eshte hera e pare qe Edi Rama, sulmon drejtesine shqiptare kur nuk i pelqejne vendimet e saj dhe as e para qe hesht, kur vendimet e saj i vijne pershtat. Keshtu heshti zoti Rama kur djali i Gramoz Rucit, plagosi ne mes te Tiranes nje qytetar te pafajshem dhe drejtesia e la ate te lire. Keshtu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit vrau gjakftohte me nje plumb ne koke, nje djale te ri e te pafajshem. Sot perpara drejtesise duhet te ishte vete Edi Rama, arkitekti i vetem i dhunes ndaj institucioneve te pavarura dhe shtetit te se drejtes”, - theksoi ministri. Per te, sulmi i Rames, nuk eshte gje tjeter, vecse frika se verdiktet e drejtesise shqiptare, do t’i afrohen edhe karriges se tij. “Shqiptaret nuk e kuptojne se cila eshte lidhja mes vendimit te nje gjykate te pavarur dhe vendimit te Edi Rames dhe Partise Socialiste, per te bojkotuar parlamentin. Por, shqiptaret me ne fund e kane kuptuar modelin Rama: model qe ben presion politik mbi cdo institucion te pavarur, sistematikisht derisa ne fund kerkon, t’i asfiksoje ato totalisht.

AKUZA

“Kjo nuk eshte hera e pare qe Edi Rama, sulmon drejtesine shqiptare kur nuk i pelqejne vendimet e saj dhe as e para qe hesht, kur vendimet e saj i vijne pershtat. Keshtu heshti kur djali i Gramoz Rucit, plagosi ne mes te Tiranes nje qytetar te pafajshem dhe drejtesia e la ate te lire. Keshtu heshti Edi Rama edhe kur djali i Luiza Xhuvanit, vrau gjakftohte me nje plumb ne koke, nje djale te ri e te pafajshem”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›