E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet trupi i pajete qe u gjet ne Fushe Kruje

Trupi i pajetë i gjetur në një kanal në fshatin Luz të Fushë Krujës, është identifikuar si i një të moshuari. Burime zyrtare nga policia thanë se nuk bëhet fjalë për një
adoleshent siç u raportua në fillim, por për 60 vjeçarin Tod Preng Deda,
me banim në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit. Trupi i të ndjerit u gjet rreth mesditës 12.00 në afërsi të një kanali pranë rrugës. 
Policia po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes, dhe pse paraprakisht thuhet se viktima ishte endacak dhe se mund te kishte dy tre dite i mbytur ne kanal. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›