E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Anulim vendimi për tokën te parku "Rinia"

Qeveria do të anulojë vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës për shitjen e truallit tek parku "Rinia" të realizuar nga kryebashkiaku Rama.

Një fakt i tillë është bërë me dijeni nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, ku ka akuzuar sesi nga kjo shitje që sipas tij është "mafioze", u përvetësuan 1530 metra katrorë në mënyrë të padrejtë.

"Mafia nuk ka interes tjetër veç pasurimit. Por ne do ta anulojmë shitjen e tokës te Tajvani", është shprehur kryeministri.

Sipas tij, ministri Olldashi duhet të sjellë vendimin dhe pronari më pas të përballet me ligjin, pasi sipas Berishës, kryebashkiaku Edi Rama ka shkelur ligjet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›