Berisha-Apel: Ne votime, me qetesi e maturi
Kryeministri Berisha u ben apel qytetareve shqiptare, te marrin pjese ne votim dhe te tregojne maturi per te qene konform standardeve evropiane te votimit. "Meqenese duhet te respektoj heshtjen elektorale, apelin tim per te gjithe qytetaret shqiptare te te gjitha bindjeve, te te gjithe orientimeve per diten e diel, deshiroj ta bej sot. Ju bej thirrje te gjithe shqiptareve, me maturi dhe me qytetarine e tyre te kontribuojne ne keto zgjedhje per procesin zgjedhor me te lire, me te mire ne historine e ketij vendi", ka qene apeli i kryeministrit Berisha, dje ne konferencen per mediat. Sipas tij, zgjedhjet e 28 qershorit zhvillohen me infrastrukturen teknike me moderne qe mund te ekzistoje kund. Ato zhvillohen me Regjister Civil elektronik dixhital, liste votuesish dixhitale, leternjoftime dixhitale, numerim dixhital para kamerave. "Nje moment eshte jashtezakonisht jetik, shmangia e cdo lloj tensioni. Se dyti, te mos lejojne qe nje virtyt, nje vlere madhore e jona, sic eshte solidariteti familjar, te na kthehet ne nje dem serioz per zgjedhjet. Cka do te thote qe te gjithe ne ne familjet tona, kush me bashkeshortin, kush me prinderit, me gjysherit, me vellain, motren do te shkojme pasneser ne kutite e votimit, por kusht vendimtar eshte qe asnje te mos tentoje te votoje kolektivisht. Une kerkoj mirekuptimin e cdo qytetari shqiptar, te shmange me cdo kusht kete standard, i cili demton shume zgjedhjet", tha Berisha. Per te, votimi kolektiv dhe vota e lire, jane te papajtueshme. Kjo eshte nje verejtje e perseritur,e drejte qe vezhguesit, miqte tane kane bere per procesin zgjedhor ne Shqiperi.