Martens: Mbeshtetje per Berishen
Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Uilfried Martens ka deklaruar mbeshtetje te plote per kryeministrin Berisha dhe Partise Demokratike ne zgjedhjet e 28 qershorit. Martens, i cili drejton dhe grupin me te madh politik ne Parlamentin Evropian, pas nje takimi me kryeministrin Berisha, vleresoi anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe hapat e sigurta te hedhura nga kjo qeveri, drejt integrimit ne familjen e madhe evropiane. Teksa theksoi rendesine e ketyre zgjedhjeve per te ardhmen e Shqiperise, ai garantoi mbeshtetje maksimale edhe ne procesin e liberalizimit te vizave me BE-ne. Presidenti Martens, shprehu kenaqesine e tij per ndryshimet rrenjesore qe ka pesuar Shqiperia gjate qeverisjes aktuale. Duke shprehur mbeshtetjen e plote per kryeministrin Berisha dhe partine demokratike, ai theksoi se keto zgjedhje jane shume te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise dhe te gjithe rajonit. "Kam ardhur ketu per ta mbeshtetur ate, ne kete fushate zgjedhore, sepse ajo eshte shume e rendesishme per te ardhmen e Shqiperise dhe te gjithe rajonit, per te pasur nje kryeminister dinamik dhe nje qeveri dinamike dhe per te pergatitur te ardhmen evropiane te Shqiperise, si nje pol te stabilitetit ne te gjithe rajonin", ka qene deklarata e Martens, ne deklaraten e perbashket per mediat, menjehere pas perfundimit te takimit me kryeministrin Berisha. Ai eshte shprehur i bindur se Shqiperia duhet te behet anetare e BE-se. Teksa ka vleresuar kreun e qeverise shqiptare, ai eshte shprehur se nje nga rezultatet kryesore te tij, eshte se hapi dhe realizoi perspektiven evropiane dhe antlantiste te Shqiperise. "Shqiperia tashme eshte anetare e NATO-s. Shqiperia dhe qeveria e saj mundesuan nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim-Associimit me BE. Ne do ta mbeshtesim kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij per te realizuar liberalizimin e vizave ne BE", deklaroi Martens. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e njohu presidentin Martens me programin elektoral te Partise Demokratike per 4 vitet e ardhshme, i cili synon t'u ofroje qytetareve shqiptare, standardet, kriteret dhe praktikat e qytetareve te vendeve anetare te BE-se, duke e pergatitur keshtu Shqiperine per anetaresim ne Bashkimin Evropian. "Presidenti i Partive Popullore, Uilfried Martens ka ardhur ne Shqiperi per te mbeshtetur Partine Demokratike, parti simoter, parti e aderuar ne Partine Popullore evropiane. Une i shpreha mirenjohjen me te thelle presidentit Martens, per gjithe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe i ka dhene Partise Demokratike qe nga fillimi deri me sot", ka deklaruar Berisha.