E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sistem unik pensionesh per emigrantet"

Kryetari i PASOK-ut, Greorge Papandreu, premtoi dje gjate nje takimi me familjare te emigranteve shqiptare ne Greqi, se do te punoje qe ata te punojne dhe jetojne me te drejta te plota. Ne takim edhe me Ramen, Papandreu, u shpreh se duhet te gjithe emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi, te mund te marrin nenshtetesine Greke e te jetojne e punojne me te drejta te plota. Ai tha se ka propozuar qe te shtrihet nje sistem pensionesh qe nje emigrant shqiptar qe ka punuar ne Greqi prej shume vitesh, te kete te drejte qe pensioni t'i transferohet edhe ne Shqiperi, apo anasjelltas. "Ajo qe propozuam ne parlament, por qe nuk u pranua pasi nuk kishim mazhorance, eshte qe ne rast se nje femije lind ne Greqi, ai te mund te marre shtetesine automatikisht greke. Do ta bejme kur te fitojme zgjedhjet e ardhshme", premtoi Papandreu.

Rama:"Papandreu, avokati yne per ne BE"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se do te bashkepunoje me mikun e tij Papandreu, per te lehtesuar jeten e te gjithe emigranteve tane. "Jam i bindur qe me George Papandreun ne do te kemi ne krah nje avokat te shkelqyer ne rrugen tone drejt Bashkimit Evropian", u shpreh Rama. Ai shprehu keqardhjen qe sot vendi yne sipas tij eshte ne nje situate delikate ne raport me procesin e liberalizimit te vizave. "Per fat te keq nuk eshte perfshire ne programin me te fundit te liberalizimit, ku eshte perfshire Maqedonia, Mali i Zi, madje edhe Serbia. Shqiperia mbetet e vetme jashte, gje e cila duhet te na beje shume te reflektojme per domosdoshmerine e atyre reformave qe duhen cuar deri ne fund dhe te atyre kushteve, qe duhen permbushur deri ne fund", u shpreh kreu socialist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›