E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Asnje lek manget per institucionet

Buxheti Kryeministri Kuota te njejta do te jepen dhe per bashkite e komunat

Perfaqesuesve te qeverise nuk u duhet me qe kete vit te debatojne me kreret e institucioneve te pavarura pasi qeveria mori dje vendimin qe te mos kete reduktim te buxhetit te tyre per vitin 2011. Ky qendrim u theksua dje nga ana e Kryeministrit Berisha ne mbledhjen e qeverise ne te cilen u miratua parimisht buxheti i vitit 2011. Institucionet e pavarura nuk kane asnje qindarke pakesim buxheti me gjithe ristrukturimin e tij madje eshte indeksuar buxheti i tyre deklaroi Berisha gjate prezantimit qe i beri buxhetit qe se shpejti pritet te kaloje ne Parlament. Nga ana tjeter kreu i qeverise premtoi se nuk do te shkurtoheshin as fondet qe qeveria do te jepte per pushtetin vendor por theksoi se 82 e ketyre fondeve duhet te shkonin per sherbimet ndaj qytetareve. Sipas Berishes ndonese do te mbante buxhetet e palevziur qeveria nuk mund te pranonte kurre qe bashkite dhe komunat te ktheheshin ne ndermarrje punesimi. Kesaj radhe ligjvenesi do te tregoje kujdesin maksimal per parate e taksapaguesve sepse ata paguajne taksat dhe ato perfundojne ne xhepat e zyrtareve ne paga e te tjera por ne menyre te pamerituar. Une jam per rritjen e rrogave dhe e mbaj kete si politike konstante por ti shnderrosh bashkite e komunat ne ndermarrje punesimi eshte absolutisht e papranueshme theksoi Berisha. Po keshtu Kryeministri premtoi se ndertimi i infrastruktures se vendit zinte edhe pjesen me te madhe te buxhetit te vitit 2011. Sipas Berishes per rindertimin e infrastruktures do te akordoheshin 1 miliard dollare ku gjysma e te cilave do te kalonte per ndertimin e rrugesve. Rruget kane qene e mbeten perparesi madhore te kesaj qeverie. Pra 500 milione dollare do te investohen ne rruge dhe jane te shperndara ne akset kombetare dhe ato rurale. Por perqendrim total dhe perparesi absolute eshte tuneli Tirane-Elbasan tunel i Boshtit te Jugut dhe i Korridorit te 8-te theksoi Berisha. Nga ana tjeter Berisha theksoi se krahas rrugeve kombetare rendesi e vecante do ti kushtohej edhe lidhjes se rrugeve rurale me akset kryesore te vendit. Krahas ketyre akseve me projektet e ketij viti do te lidhen me akset kombetare se paku 41 komuna te vendit. Kemi gjithsej 91 komuna te palidhura me akset kombetare pra imagjinoni si udhetojne ata. Kete vit ne do te bejme qe 41 prej tyre ne mbare vendin te lidhen me akset kombetare theksoi Berisha. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se ne kete buxhet do ti kushtohej vemendje e madhe rritjes se pagave dhe te pensioneve ashtu sic ka bere cdo vit qeveria qe ai drejton. Kjo rritje do te jete ne vlere reale me e madhja ne tere historine. Do te rriten pensionet ne fshat me 10 per qind ne qytet me 5-7 per qind do te rriten pagat e administrates sipas kategorive nga 5 deri ne 10 per qind premtoi Berisha. Po keshtu Kryeministri theksoi se me kete buxhet nje mbeshtetje te madhe do te marre edhe sistemi i drejtesise. Do te ndertohen institucione te reja te vuajtjes se denimit ne menyre qe kushtet per ata qe vuajne denimin te jene gjithnje e me normale deklaroi kreu i qeverise gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Sipas Berishes buxheti i ri ne terma financiare eshte buxheti me i madh ne historine e vendit me nje rritje te ndjeshme krahasuar me buxhetin e vitit te kaluar dhe me nje riorganizim teresor ne perparesite e kesaj qeverie. Kryeministri theksoi se ky buxhet hartohet mbi keta parametra vetem e vetem per shkak te realizimeve te suksesshme te vitit 2010. Po keshtu Berisha theksoi se ky projekt do te ruaje stabilitetin makroekonomik si mekanizmin i pare dhe me thelbesor per zhvillimin ekonomik te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›