E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e kromit drejt falimentimit

Bulqize Peticioni

Firma koncesionare Albanian Chrome ACR qe aktualisht menaxhon minieren e Bulqizes sa vjen dhe po jep shenja te nje falimentimi te padeshiruar. Keshtu pas protestes se para disa diteve te nje grupi minatoresh te thellesise qe krahas kerkesave ekonomike akuzonin firmen edhe per mosrealizim te punimeve te thellesise konform kontrates se nenshkruar me qeverine nje tjeter peticion ne adrese te koncesionarit ka ardhur kesaj radhe nga firmat e transportit te mineralit. Gjashte firma te transportit te kromit qe nga e marta kane nderprere punen per shkak te mospageses prej me shume se shtate muajsh. Gjashte kompanite Verina Klosi 2 Arilda Gryka e Madhe Bacuku dhe Runja i kane drejtuar nje peticion firmes se huaj koncesionare ACR dhe per dijeni Ministrise se Transporteve dhe asaj te Energjetikes Konfederates se Sindikatave te Shqiperise Komisariateve te Policise se Elbasanit dhe Bulqizes si dhe Drejtorise Rajonale Tatimore te Dibres ku njoftojne nderprerjen e transportit te mineralit pasi prej me shume se shtate muajsh nuk jane paguar. Ne peticion njoftohet nderprerja e transportit dhe ngrihen pretendimet ndaj kompanise ACR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›