Kreu i Financave Amnistia fiskale kerkon votat e opozites preket kodi
Ministri i Financave deklaron se eshte pro amnistise fiskale. Por problemi kryesor qendron te votat e opozites pasi preket Kodi i cili kerkon 84 vota. Ne konferencen e djeshme per shtyp ministri Bode tha se personalisht eshte pro amnistise fiskale qendrim i shprehur disa here para nje viti pasi ka impakte pozitive mbi ekonomine e vendit ne radhe te pare per sistemin financiar. Por qe te behet nje amnisti fiskale me metoden e ligjeve shqiptare duhet te kete 2/3 e votave ne Kuvend. Keto rregulla jane vendosur nga socialistet kur kishin 3/4 e votave dhe i bene te gjithe ligjet me 2/3. Ajo perben nje veper penale dhe duhet te amnistohet vepra penale duhet te amnistohet Kodi Penal. Nuk behet fjale per nje ligj te vecante deklaroi kreu i Financave. Tashme per here te pare qeveria deklarohet totalisht pro amnistise por duke mos harruar te permende ngercin e radhes ate te konfliktit me opoziten. Ne mund ta miratojme me shumice te thjeshte ligjin por nuk amnistojme dot Kodin Penal. Dhe per te bere dicka qe ti rezistoje kohes dhe qe jep siguri te biznesi eshte e domosdoshme qe te behet ne bashkepunim me opoziten nje akt i tille. Por deri me sot opozita nuk ka dhene ndonje konsensus per kete mase u shpreh ministri Bode.
Shefi i financave shqiptare u detyrua te mbronte dje para mediave skenarin e miratuar ne qeveri qe parashikonte nje buxhet me 408 miliarde leke dhe deficit 3.5 per qind ndryshe nga sa kishte propozuar Bode. Gazeta Shqip nje dite me pare publikoi variantin e propozuar nga ministri ne qeveri i cili parashikonte nje buxhet prej 401 miliarde lekesh dhe deficit me te ulet 3 per qind. Por Berisha e rrezoi dhe preferoi te miratonte shpenzime me te larta nga sa kishte propozuar kreu i Financave. Pavaresisht kesaj perplasje ministri tha dje se skenari qe ai vete kishte kundershtuar ishte me i miri i duhur per ekonomine shqiptare.
Skenari i prezantuar nga qeveria dhe qe diskutuam me FMN-ne nuk eshte nje skenar konservativ por nje skenar nxites per ekonomine i mundshem per tu realizuar duke respektuar te gjitha parametrat e vendosur tashme dhe duke mbajtur nje vemendje me te ngritur per te kontribuar ne uljen e metejshme te borxhit publik te vendit dhe kostos se tij tha ministri.