E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Asnjë qindarkë më shumë në borxhin publik

 Ai kujtoi se në 5005-n që kur PD-ja mori pushtetin, sistemi i pagave kishte filozofinë e bllokuar ku kryesorët paguheshin 30 fish e punëtorit të thjeshtë.

“Ne, me seriozitetin më të madh, shpallëm disa nismat më ambicioze për rritjen e rrogave dhe pensioneve”, deklaroi kryeministri. Ai porositi deputetët se gjatë këtij muajit e gjithë vëmendja do të jetë në rritjen e rrogave, teksa shtoi se nuk do të lejohet rritja e borxhit publik.

 “Shqipëria kishte një borxh prej 72%, ndërsa sot ka një borxh 59% pasi kemi ndërtuar 8 mijë kilometra rrugë, pasi kemi dyfishuar rrogat dhe pensionet. Kemi ndërtuar qindra ujësjellës, pasi kemi ndërtuar më shumë se 1200 shkolla. Modeli ynë funksionoi dhe tashmë është një model suksesi. U përpoq me të gjitha format që opozita të bllokonte rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Nuk i harroj deklaratat që i cilësonin këtë rritje si kriminale. Këtë muaj, aktiviteti më i rëndësishëm i veprimtarisë suaj është rritja e rrogave dhe pensioneve, natyrisht kjo do të bëhet në kontrollin me lupë të të gjitha shpenzimeve. Nuk do të pranojmë të dashur deputetë që të mos rritet qoftë edhe një qindarkë e borxhit publik. Ne ndërmarrim këtë politikë, si jetike për vendin”, theksoi kreu i qeverisë.

Ai shtoi se ky borxh do të mbahet me të njëjtat ritme deri në vitin 2013, ndërsa pas këtij viti-siç theksoi- do të marrë dyshezën”.

/Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-30 13:22
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›