Dy vjedhje, dy në kërkim, tre në pranga

Në pranga ranë 34-vjeçari Pëllumb Meta e 31-vjeçarin Adriatik Meta, banues në fshatin Çermë e Sipërme dhe 41-vjecari Shaban Sinani, banues në fshatin Bishçukas.
Policia sqaroi se këta shtetas i kanë vjedhur me dhunë 47.000 lekë dhe një celular një 44- vjeçari (S.R.) Ngjarja ka ndodhur në vëndin e quajtur “Kthesa e Cermës” rreth orës 21.30 të ditës së diel. Ndërkohë, një tjetër grabitje ndodhi në Lushnjë ku pre ra një kazino.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dy persona kanë hyrë të armatosur në sallën e lojërave të fatit. Dy autorët e maskuar, pasi janë futur në kazino nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur punonjësit të shërbimit shumën e xhiros rreth 20.000 lekë dhe janë larguar. Policia shkoi në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. /S.Lleshi/Start/
2011-05-30 11:36