Berisha: Asnjë qindarkë, para ruse nuk ka hyrë apo dalë nga arka e PD-së

Ka përfunduar në Partinë Demokratike auditi i financave të kësaj force politike lidhur me akuzat e disa viteve më parë për financimet nga paratë ruse.
Ish Kryeministri Sali Berisha theksoi se nuk është gjetur asnjë element të ri, veç atyre që kanë qenë në dosjen e mëparshme që ishte në duart e autoriteteve dhe shprehu bindjen se asnjë qindarkë ruse nuk ka hyrë apo dalë në Partinë Demokratike.
“PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka”
Për Berishën duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë.
Ndërkohë që i pyetur lidhur me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale në siglën e Partisë Demokratike të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, Berisha ritheksoi se personat janë të shitur.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/