VKM/ Presidenti Bajram Begaj merr 600 mijë lekë për mbulimin e shpenzimeve spitalore

Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e shpenzimeve mjekësore të Presidentit Bajram Begaj.
Sipas vendimit të firmosur, Kreu i shtetit do të marrë 600 mijë lekë, duke paraqitur të gjitha faturat përkatëse të institucioneve të kurimit.
Ndonëse nuk është bërë me dije arsyeja e probleme shëndetësore të Presidentit Begaj, kujtojmë se ky i fundit gjatë vizitës që zhvilloi në mars në Azerbajxhan, ku u takua me homologun Ilham Aliyev u shfaq me dorën e djathë të fashuar (në foto).