Berisha Asnje qindarke per blerje makinash
Kryeministri Sali Berisha nuk ka ndermend te shpenzoje asnje qindarke per blerjen e automjeteve te tij. Ne kete menyre zyra e shtypit e Kryeministrit pergenjeshtroi lajmin e publikuar ne disa media prane opozites se Berisha ka shpenzuar 700 milione leke per veturen e re luksoze. Kryeministria permes nje deklarate per shtyp akuzoi dje kryetarin e opozites Edi Rama per perdorimin e mediave duke bere shpifjen e radhes ne gazeten e tij e cila hapet me germa kapitale Blindohet Berisha 700 milione leke per veturen e re luksoze. Zyra e shtypit e Kryeministrit informoi opinionin publik se ky lajm eshte vetem shpifja e radhes. Permes deklarates per shtyp behet e ditur se Kryeministri nuk ka shpenzuar dhe nuk ka ndermend te shpenzoje asnje qindarke per blerje te automjeteve me te cilat ai udheton. Kryeministri disponon te gjitha automjetet e nevojshme te udhetimit qe ka gjetur ne Kryeministri. Per te nuk eshte blere dhe as nuk eshte parashikuar te blihet asnje automjet shtese sic shpif kryetari i opozites ne gazeten e tij - thuhet ne deklaraten per shtyp te Kryeministrise.