Suinen-Berisha Heqja e vizave arritje historike
Kryeministri Sali Berisha priti dje z. Philippe Suinen administratorin e pergjithshem te Agjencise se Valonias Wallonia per Investimet e Huaja. Delegacioni i kryesuar nga zoti Philippe Suinen shoqerohej nga ambasadori i Belgjikes per Shqiperine rezident ne Sofje Bullgari zotin Marc Michielsen. Ambasadori belg e pergezoi Kryeministrin per arritjen historike liberalizimin e vizave pasoje e reformave te gjithanshme te ndermarre nga qeveria shqiptare. Ambasadori Michielsen shprehu mbeshtetjen e qeverise dhe vendit te tij i cili mban presidencen e radhes se Bashkimit Evropian per bashkepunimin e frytshem e te gjithanshem me qeverine shqiptare ne interesin me te mire te Shqiperise dhe BE-se. Kryeministri Berisha falenderoi qeverine e Belgjikes per kontributin e dhene per liberalizimin e vizave per shqiptaret. Kryeministri e garantoi ambasadorin Michielsen se qeveria e tij krahas punes parandaluese do te vazhdoje te bashkepunoje me qeverite e vendeve evropiane per te shmangur cdo lloj abuzimi me kete proces dhe justifikuar besimin e tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Pas renies se perdes se hekurt liberalizimi i vizave - tha Kryeministri - eshte arritje e madhe per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve.