Rama vrer mbi buxhetin Vizion i mbrapshte

Kryetari i PS-se Edi Rama sulmoi dje buxhetin 2011 te miratuar ne Kuvend permes nje seance maratone duke e cilesuar ate si nje tallje me shqiptaret. Nga ana tjeter...
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e cilesoi dje si shfaqje vulgare te mazhorances seancen maratone te Parlamentit gjate se ciles u miratua buxheti i vitit 2011. Ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret Rama deklaroi se drafti ishte nje tallje me qytetaret. Nga ana tjeter thirrjeve te shumta te ardhura nga mazhoranca dhe Kryeministri Berisha per zyrtarizimin e ofertes se re te opozites e cila tashme kerkon vetem hetim te materialeve zgjedhore kryetari i PS-se Edi Rama diten e djeshme iu pergjigj me kerkesen per ta pranuar kete oferte. Tani eshte koha per te zgjidhur krizen dhe per te mos vazhduar me metoden e zvarritjes. Eumlshte koha qe oferta jone te pranohet te filloje transparenca dhe bashke me te te filloja puna per nje kuader ligjor qe do te mundesoje zgjedhje te nje standardi evropian - tha kreu i socialisteve Edi Rama ne nje bashkebisedim me gazetaret. Por nga kjo deklarate e tij duket qarte se ne asnje fjale nuk eshte permendur zyrtarizimi i ofertes ne parlament aty ku duhet te dorezohet sipas ligjit por thjesht eshte kerkuar qe oferta e re te pranohet. Ne kete menyre opozita e drejtuar nga Rama nuk ka ndermend te beje nje zyrtarizim te ofertes se re por thjesht eshte mjaftuar me deklaratat e saj dhe letren e derguar nga kryesocialisti tek Kryeministri Berisha ku flitej per oferten e re si zgjidhje kryesore per krizen politike por perseri kjo mbete nje rruge jo plotesisht zyrtare. Megjithese oferta e re e Partise Socialiste eshte pershendetur nga kreu i qeverise me te drejte eshte kerkuar qe ajo te zyrtarizohet dhe te percillet ne Parlament. Vetem pas ketij hapi do te merren vendimet per kete oferte ku me shume gjasa mund te arrihet nje zgjidhje e ngercit politik. Ndersa per kreun e selise roze mazhoranca dhe Kryeministri duhet ta pranojne sa me pare oferten e re pasi sipas tij vetem ne kete menyre mund te dilet nga kriza politike. Pervec kerkese per te pranuar oferten Rama i kerkoi mazhorances qe te mos vonohet me teper mocioni per debat ne lidhje me refuzimin e statusit kandidat te Shqiperise ne BE. Ne asnje menyre te mos vonohet me tej mocioni per debat si dhe njekohesisht me te duhet te gjejme vullnet per te miratuar rezoluten e opozites - nenvizoi Rama. Gjithashtu kryesocialisti ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret diskutoi edhe per buxhetin e miratuar te vitit 2011 ne Parlament dy dite me pare. Sipas tij ky buxhet rikonfirmoi edhe nje here se qeveria vepron me filozofi te mbrapshte. Ky buxhet rikonfirmoi nje vizion te mbrapshte dhe nje filozofi po aq te mbrapshte te nje qeverisje te qeverise. Eumlshte tallje tu thuash shqiptareve qe do tu rriten rrogat kur ne fakt ulen tallje dhe turp tu thuash qe shqiptaret jetojne mire dhe jane vendi me ekonomi te zhvilluar ne bote - u shpreh Rama lidhur me buxhetin 2011. Ne fund te fjales se tij kreu i socialisteve kerkoi transparence edhe per procesin e regjistrimit elektronik dhe te listave te zgjedhjeve. Vazhdon te mbetet jo transparent procesi i regjistrimit elektronik dhe te listave te zgjedhesve. Nuk ka asnje vullnet nga ana e mazhorances per ta bere kete gje - perfundoi Rama.