E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Autostrada Shkodër-Milot dhe baypass-i i Elbasanit, dy veprat e para që do ndërtojmë

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se dy veprat e para që do të ndërtojë kur të vijë në qeveri do të jenë ndërtimi i autostradës Shkodër-Milot si dhe bypass-i Elbasanit.

Gjatë një konferencë për mediet, kryedemokrati se zotohet për tre gjëra.

“Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar; Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria e ardhshme dhe do nisë punimet sapo të vijë në pushtet; Zgjerimi i rrugës së Muriqanit dhe investime të tjera, por unë u ndala në këto objekte kryesore”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek takimi me kandidatët për deputetë të qarkut të Shkodrës, Berisha tha se “ky është edhe fakti se pse Shkodra dhe shkodranët e kanë pritur me entuziazëm idenë e Shqipërisë Madhështore, e cila fillon me paketën e dhembshurisë dhe pastaj vazhdon me Made in Albania dhe projektet e mëdha, Shqipëria thellësisht high-tech”.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›