E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: BE, vlerësime për ekonominë shqiptare

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se raporti i Drejtorisë së Cështjeve të Ekonomisë dhe Financave në BE ka dhënë vlerësime maksimale për ekonominë shqiptare.

Duke e paraqitur në mbledhje qeverie këtë raport, Berisha tha se në bazë të rritjes ekonomike në Shqipëri kanë qëndruar investimet e mëdha.

"Vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi mbetën tërheqëse për investime. Të gjitha vendet e tjera humbën nga rezervat e tyre valutore", theksoi Berisha.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë Berisha theksoi se të ardhurat buxhetore në Shqipëri dhe Malin e Zi u rritën ndjeshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›