E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Balluku kërcënoi vëllain e kandidatit tonë, qeveritarët dhe zyrtarët si terroristë elektoralë

Ish-kryeministri Sali Berisha, pjesë e koalicioni  Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 majit, ka lëshuar akuza ndaj Ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Ballukut, se ka kërcënuar vëllanë e kandidatit të BF-së në Mat për të mos u përfshirë në fushatë elektrorale.

Berisha deklaroi më tej se në qindra-mijëra qendra votimi, komisionerët ishin punonjës të bashkive që drejtoheshin nga socialistë, duke përbërë kështu, sipas tij, kundërshtim flagrant me ligjin.

 “Belinda Balluku arrin gjer aty sa thërret në kërcënim të hapur në shtab, vëllain e kandidatit tonë në Mat dhe i thotë: ǒpunë ke ti me fushatën elektorale?

Me dhjetëra e dhjetëra demokratë në Bulqizë u kërcënuan që të mos marrin pjesë në komisione. Administrata u soll si një polici e shëmtuar politike.

Individë që takonin kandidatët tanë, merreshin në proces, një çerek ore, pesë minuta mbrapa. Pse e takove, ç’punë ke ti me të, ç’punë ke me zgjedhjet? Kjo ka ndodhur në Elbasan, kjo ka ndodhur kudo.

Në qendrat e votimit, një pushtim i qendrave të votimit kudo në kundërshtim flagrant me ligjin nga punonjës të administratës.

Me qindra, në mos mijëra qendra, në kundërshtim flagrant me ligjin, komisionerët ishin punonjës të bashkive socialiste”, tha Berisha.

Ky i fundit vijon artikulimin e akuzave ndaj qeveritarëve dhe zyrtarëve, duke thënë se janë sjellë si terroristë elektoralë.

“Qeveritarët dhe zyrtarët janë sjellë si terroristë elektoralë.

Si kurrë ndonjëherë më parë, gjatë këtyre ditëve po takoj kandidatë, drejtues dhe po përpiqemi të nxjerrim shumësinë e faktorëve.

Por kjo ishte një garë e presioneve terroriste në rrafshin psikologjik, të ministrave, zëvendësministrave, zyrtarëve si asnjëherë më parë”, u shpreh Berisha në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Kryesisë së Rithemelimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›