Berisha Barazia gjinore objektiv i rendesishem per qeverine
Strategjia e barazisë gjinore, përbën një objektiv të rëndësishëm për qeverinë shqiptare.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke shtuar se duhet vendosur para së gjithash, barazi në vendim-marrje.
“Por pabarazi ka edhe në familje. E qeveria dhe shoqëria duhet të luftojnë që ta minimizojnë atë”, tha kreu i qeverisë.
Sipas tij, barazia gjinore nënkupton barazi edhe në shpërndarjen e vendeve të punës.
“Në vitin 2005, diferenca e pagave mes gjinive ka qenë 34 përqind. Por që atëherë, është fakt se pabarazia gjinore është ulur. Rritjet e pagave që janë bërë, e kanë zbutur disi atë, edhe pse ka ende për të bërë”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë.
Duke shtuar se një rëndësi të veçantë paraqet ecuria e sistemit të kreditimit.
“Duhen stimuluar gratë, me kredi apo grante. Ato duhet t’u besohen zonjave të shtëpisë. Ato janë bashkëkryetare në familje, në konceptin e vërtetë. Ndaj le t’ia shtojmë këto ndihma gjysmës më të përgjegjshme të familjes.
Të bëjmë gjithçka në mënyrë që përmes kësaj përpjekje, të gjitha gratë që mund të shpalosin potencialet e tyre menaxhuese dhe krijuese, të stimulohen për të realizuar qëllimet e tyre”, shtoi kreu i qeverisë.