Fletët e gabuara, KQZ-ja pritet të nisë sot numërimin
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të nisë sot numërimin e fletëve të kontestuara të hedhura gabimisht në kutitë e 368 qendrat e votimit në kryeqyetet.
Pas zbardhjes se vendimit të Kolegjit, KQZ duhet të hapë të gjitha kutitë për të bërë kështu një hetim nëse ka ende vota të tjera të hedhura gabim për t`ia shtuar më pas tabelës përmbledhëse.
Në këtë mënyrë Kolegji duhet të numërojë votat e hedhura gabimisht në kutinë për kryetarin, atë për këshillin e bashkisë së Tiranës, kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake.
Ndërkohë Kolegji Zgjedhor publikoi dje arsyetimin ligjor të vendimit të tij të së hënës duke hequr çdo dyshim mbi procedurën që duhet ndjekur për vlerësimin e të gjitha fletëve të hedhura në kutitë e gabuara në procesin zgjedhor në Tiranë.
Sipas Kolegjit në të 368 qendrat e votimit, kutitë e së cilave nuk janë prekur duhet të vlerësohen të gjitha këto fletë pavarësisht nëse janë konsideruar të pavlefshme apo të kontestuara.