E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasjari ne Abc news Rama duhet te pranoje vendimet e institucioneve

Analisti, Arjan Vasjari, i ftuar në “ABC news” për të komentuar zhvillimet post-zgjedhore, është shprehur se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte nje vendim i drejte.

“Kolegji Zgjedhor ishte nën trysninë politike. Politika operon në një fushë irracionale. Mund të kemi edhe animime të tjera. Por Rama nuk do të pranojë asnjë rezultat. Fati i Ramës është i lidhur me fatin e Bashkisë. Rama ka fituar si kryetar i Partisë Socialiste por ka humbur si kryebashkiak i Tiranës. Ai duhet të njohë vendimet e institucioneve dhe mendoje se Rama rrezik t’a fus vendin në kolaps politik. Edi Rama nuk pranon të humbë, ndërsa PS-ja ka dy vjet që dëgjon vetëm Ramën”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›