E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Basha do të jetë pjesë e arkivave të turpit të këtij vendi

Sali Berisha vijoi serinë e foltoreve të tij sot në Burrel. I pranishëm në mesin e mbështetësve të tij, ish-kryeministri, sulmoi menjëherë kreun e PD, Lulzim Basha. Sipas Berishës, Basha është futur në lojën më të rrezikshme të 30 viteve të fundit.

“Pengu i tij, Lulzim Basha, i cili është futur në lojën më të rrezikshme të 30 viteve të fundit, në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve. Do të jetë pjesë e arkivave të turpit të këtij vendi. Ju dhe mbarë shqiptarët u varfëruat në mënyrën më të shpejtë që mund të ndodhë. Fëmijët e tuaja, lanë shtëpitë dhe u larguan pasivisht nga Shqipëria. Vite të cilat, krimi dhe droga bëjnë ligjin në rrugë, në qytet e fshat, në parlament, qeveri e kudo. Kërcënojnë çdo ditë jetë njerëzish. Shqipëria po kalon nga një rekord i zi në një tjetër. U bë delja e zezë e Ballkanit dhe Europës. Për shkak të një dështaku që kalonte nga dështimi në dështim. U shpall në aleat të palëkundur të narkoshtetit. Shqipëria dhe shqiptarët kaluan nga qytetarët me rrogën mesatare më të lartë në rajon, në vendin me rrogën më të vogël në rajon. Paguani tarifat më të larta në Evropë për shkollimin e fëmijëve tuaj,” tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›