Berisha: Bashkëpunim i ngushtë me opozitën

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot vendimin e Partisë Socialiste për tu futur në parlament duke marrë sipas tij përgjegjësitë kushtëtuese që ka një deputet. "Jam këtu për të garantuar opozitën në vendosmërinë time të palëkundur se do të bashkëpunoj ngushtë me të duke respektuar të drejtat e saj, pushtetin e saj, autoritetin e saj moral. Kohët janë shumë të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Janë kohërat e një procesi jetik dhe vendimtarë për këtë komb për të kapur të ardhmen e tij dhe shqiptarët më shumë se çdo komb tjetër edhe sot, të ardhmen më të mirë konsiderojnë atë në BE", u shpreh Berisha.
Sipas tij, janë shumë reforma që presin kontributin e opozitës ashtu sikurse edhe kritikën e saj dhe oponencën. "Ka një kundërshti që askush nuk mund ta injorojë. Ka të bëjë me një të drejtë të opozitës që të kërkojë garanci më të mëdha për një proces zgjedhor. Duke qenë të rëndësishëm se kjo është një e drejtë legjitime e opozitës, në katër vitet e shkuara, Sali Berisha nuk ka lënë konçension pa bërë në mënyrë absolute. Skam pranuar të nisem asnjëherë t'i diktoj opozitës sepse e kam konsideruar detyrën time ti jap asaj garanci të plota", theksoi Berisha. Ai garantoi opozitën se do të ketë jo vetëm veton por do jetë përcaktuese në gjithë kuadrin elektoral, nëse dëshiron edhe sistemin le ta ndërrojë.