E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për faljen, seancë në komisionin e ligjeve

Projekt-Ligji i ri për faljen nuk cënon kompetencat e presidentit. Ky është qëndrimi i qeverisë i prezantuar gjatë një seance dëgjimore në komisionin e ligjeve nga ministri i drejtësise Bujar Nishani. Duke nënvizuar nevojën e një ligji të ri, pasi ai ekzistues është hartuar në vitin 81 dhe është amenduar vetëm një herë në vitin 93, Bujar Nishani ka garantuar se ky draft nuk cënon të drejtën e presidentit për falje.
Ndërkaq Avokati i Popullit , Dhoma e Avokatëve si dhe shoqata në mbrojtje të të drejtave të njeriut kanë paraqitur kontestimet e tyre për pika të veçanta të ligjit. Avokati i Popullit ka kërkuar që presidenti të ketë kryesisht të drejtë për falje edhe pa patur një propozim nga ministria e drejtesise, ndërsa Dhoma e avokatëve ka kërkuar përjashtimin e gjykatës dhe prokurorisë nga përcjellja e informacioneve për të dënuarit që kërkojne falje.
Sipas ligjit të ri falja e dënimit ushtrohet nga Presidenti i Republikës me propozimin e ministrit të drejtësisë. Falja e dënimit nuk mund të jepet kur personi është dënuar për veprën penale të genocidit, krime lufte si dhe kur personi është dënuar me burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›