E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvajt, zjarri u merr jetën 40 dasmorëve

Televizioni privat, "al-Rai" citonte shefin e brigadës së zjarrfikësve në Kuvajt, Jassim al-Mansouri, i cili deklaroi se të paktën 61 persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Agjencia shtetërore e lajmeve, KUNA njoftoi se 41 trupa janë nxjerrë nga mbetjet e djegura të tendës në distriktin al-Jahra, në perëndim të Kuvajtit.

"Numri i të vdekurve mund të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve të shkelur nga turma e zënë në panik", deklaroi Mansouri për agjencinë KUNA.

Ai shtoi se autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

Dasmat në Kuvajt në pjesën më të madhe të tyre zhvillohen të ndara, me gratë që veçohen nga burrat. Zakonisht tendat ngrihen posaçërisht për dasma.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›