E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Berisha, Berisha! Bie bashkia e parë, simpatizantët e opozitës shpallin fitoren

Brohorima dhe duartrokitje në Memaliaj, ku simpatizantët e Sali Berishës dhe koalicionit "Bashkë Fitojmë" kanë shpallur fitoren e kandidatit të tyre. Albert Malaj pritet të jetë drejtuesi i ri i bashkisë, një zonë që njihet dhe si bastion i së djathtës.

Një atmosferë që u jep shpresë simpatizantëve të Sali Berishës dhe koalicionit të tij me Ilir Metën, edhe pse sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, nuk pritet të jenë më shumë shtatë bashki.

Edhe përse janë numërua 24 kuti votimi nga 27 në total, duket se matematikisht gara është mbyllur dhe festa në Memaliaj ka nisur. Kjo është bashkia e parë që koalicioni "Bashkë Fitojmë" merr zyrtarisht, deri tani.

Kandidati fitues, Albert Malaj duke folur per Report TV

Harta e Shqipërisë është veshur “rozë” pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Siç shihet dhe nga grafika, Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht disa bashki dhe kryeson bindshëm në pjesën tjetër, në 54 zona. Ndërkohë, opozita kryeson deri tani në 7 bashki.

Bëhet fjalë për katër bashki në zemër të veriut të Shqipërisë, si Hasi, Fushë Arrëzi, Puka dhe Mirëdita. Tre bashkitë e tjera ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” kryeson dhe ka gjasa të fitojë, janë Rrogozhina, Memaliaj dhe Kuçova.

Harta me bashkite e fituara ose ku kryeson PS - me blu ato te Bashke Fitojme

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›