Berisha: Besimitek PD-ja në tëmirë të shoqërisë
TIRANE- Kryeministri Berisha ishte në Kamëz ku mori pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të qindra të rinjve në Partinë Demokratike. Berisha premtoi se dyert e shkollave do të jenë të hapura për cdo të ri, ndërsa nënvizoi angazhimin e plotë të qeverisë së tij për të hapur më shumë vende pune për ta.
Zgjedhja e të rinjve për tu anëtarësuar në PD, sipas kryeministrit, është në të mirë të shoqërisë pasi sic tha ai, Partia Demokratike është partia e lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Fjala ime e nderit, brenda këtij mandati secili prej jush do ketë kompjuter në shtëpinë e tij dhe internet. Punësimi juaj do të jetë dhe mbetet një nga përparësitë më madhore, ndaj dhe ne sëbashku me ju po e bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës” theksoi Berisha.
Në shenjë mikpritjeje për kryeministrin Berisha, nxënësit e shkollave dhe artistët kishin përgatitur edhe një koncert festiv.
(e.n/news24/BalkanWeb)